Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 10:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.

2. Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.

3. Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,

4. sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.

5. Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: ''Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre''.

6. Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: ''Mos thuaj në zemrën tënde: ''Kush do të ngjitet në qiell?''. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.

7. Ose: ''Kush do të zbresë në humnerë?''. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish.

8. Po ç'thotë, pra? ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;

9. sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.

10. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,

11. sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.

12. Sepse nuk ka dallim në mes judeut dhe grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.

13. Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 10