Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 9:33-38 Bibla Shqip (ALBB)

33. Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ''Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael''.

34. Por farisenjtë thoshin: ''Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!''.

35. Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.

36. Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.

37. Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ''E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.

38. Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 9