Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 6:3-13 Bibla Shqip (ALBB)

3. Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç'bën e djathta,

4. që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.

5. Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t'i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

6. Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.

7. Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t'u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.

8. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni.

9. Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.

10. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.

11. Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

12. Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.

13. Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 6