Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 5:39-48 Bibla Shqip (ALBB)

39. Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,

40. dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.

41. Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të.

42. Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t'i japësh atij që të kërkon hua.

43. Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd".

44. Por unë po ju them: "Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,

45. për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.

46. Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

47. Dhe nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

48. Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 5