Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 5:26-35 Bibla Shqip (ALBB)

26. Në të vërtetë të them se nuk do të dalësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.

27. Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën".

28. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.

29. Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt;

30. dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.

31. Qe thënë gjithashtu: "Kush e lë gruan e tij, le t'i japë letrën e ndarjes".

32. Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.

33. Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".

34. Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,

35. as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 5