Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 5:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.

2. Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:

3. ''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

4. Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.

5. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

6. Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.

7. Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.

8. Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 5