Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 4:19-25 Bibla Shqip (ALBB)

19. dhe u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.

20. Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

21. Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.

22. Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.

23. Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.

24. Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhembje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.

25. Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 4