Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 27:62-66 Bibla Shqip (ALBB)

62. Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,

63. duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".

64. Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''.

65. Por Pilati u tha atyre: ''Rojën e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t'ju duket më mirë''.

66. Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 27