Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 27:55-63 Bibla Shqip (ALBB)

55. Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galileja për t'i shërbyer;

56. midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioses; dhe nëna e bijve të Zebedeut.

57. Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimateja, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

58. Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.

59. Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,

60. dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.

61. Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.

62. Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,

63. duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 27