Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 27:48-64 Bibla Shqip (ALBB)

48. Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.

49. Por të tjerët thoshin: ''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''.

50. Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.

51. Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;

52. varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;

53. dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.

54. Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ''Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!''.

55. Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galileja për t'i shërbyer;

56. midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioses; dhe nëna e bijve të Zebedeut.

57. Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimateja, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

58. Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.

59. Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,

60. dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.

61. Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.

62. Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,

63. duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".

64. Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 27