Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 26:8-19 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ''Përse gjithë ky shpenzim i kotë?

9. Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t'u jepeshin të varfërve''.

10. Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ''Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.

11. Sepse të varfrit do t'i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.

12. Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.

13. Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj''.

14. Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve,

15. dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.

16. Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

17. Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku do të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''.

18. Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''.

19. Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 26