Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 26:71-75 Bibla Shqip (ALBB)

71. Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ''Edhe ky ishte me Jezusin, nazarenasin!''.

72. Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''.

73. Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ''Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!''.

74. Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

75. Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ''Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë''. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 26