25. Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ''Rabi, mos jam unë ai?''. Ai i tha: ''Ti po thua!''.
26. Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.
27. Pastaj mori kupën, dhe falënderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ''Pini prej tij të gjithë,
28. sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkateve.
29. Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim''.
30. Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te Mali i Ullinjve.
31. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".
32. Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile''.