Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 26:2-8 Bibla Shqip (ALBB)

2. ''Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar''.

3. Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kaiafa.

4. Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;

5. por thoshin: ''Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull''.

6. Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrosit Simon,

7. iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.

8. Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ''Përse gjithë ky shpenzim i kotë?

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 26