Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 26:14-27 Bibla Shqip (ALBB)

14. Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve,

15. dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.

16. Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

17. Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku do të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''.

18. Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''.

19. Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.

20. Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;

21. dhe, ndërsa po hanin, tha: ''Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.

22. Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyre filloi të thotë: ''Mos jam unë, Zot?''.

23. Dhe ai duke u përgjigjur, tha: ''Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.

24. Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë''.

25. Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ''Rabi, mos jam unë ai?''. Ai i tha: ''Ti po thua!''.

26. Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.

27. Pastaj mori kupën, dhe falënderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ''Pini prej tij të gjithë,

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 26