Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 24:15-25 Bibla Shqip (ALBB)

15. ''Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),

16. atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.

17. Kush ndodhet mbi tarracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

18. dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.

19. Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!

20. Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

21. sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!

22. Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.

23. Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Është atje", mos i besoni.

24. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.

25. Ja, unë ju paralajmërova.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 24