Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 22:42-46 Bibla Shqip (ALBB)

42. ''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.

43. Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:

44. "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?

45. Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.

46. Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22