Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 22:3-17 Bibla Shqip (ALBB)

3. Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.

4. Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".

5. Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.

6. Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.

7. Mbreti atëherë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjakësorë dhe dogji qytetin e tyre.

8. Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.

9. Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."

10. Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.

11. Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;

12. dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.

13. Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".

14. Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.

15. Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.

16. Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.

17. Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22