Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 22:29-37 Bibla Shqip (ALBB)

29. Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.

30. Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.

31. Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:

32. "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.

33. Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.

34. Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.

35. Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:

36. ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.

37. Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22