Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 22:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.

15. Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.

16. Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.

17. Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.

18. Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: ''Pse më tundoni, o hipokritë?

19. Më tregoni monedhën e taksës''. Atëherë ata i treguan një denar.

20. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''.

21. Ata i thanë: ''E Cezarit''. Atëherë ai u tha atyre: ''Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''.

22. Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.

23. Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22