Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 21:5-14 Bibla Shqip (ALBB)

5. ''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.

6. Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.

7. Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.

8. Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.

9. Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.

10. Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''.

11. Dhe turmat thoshin: ''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.

12. Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

13. Dhe u tha atyre: ''Është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.

14. Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 21