Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 21:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër Malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,

2. duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!

3. Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.

4. Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishte thënë nga profeti, që thotë:

5. ''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.

6. Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 21