Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 20:9-20 Bibla Shqip (ALBB)

9. Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.

10. Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.

11. Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,

12. duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".

13. Por ai duke u përgjigjur i tha njërit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?

14. Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t'i jap këtij të fundit aq sa ty.

15. A nuk më lejohet të bëj me timen ç'të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".

16. Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.

17. Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:

18. ''Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.

19. Do t'ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet''.

20. Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 20