Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 15:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:

2. ''Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë''.

3. Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ''Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?

4. Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".

5. Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",

6. ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.

7. Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:

8. "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

9. Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 15