Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 14:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,

2. dhe u tha shërbëtorëve të vet: ''Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të''.

3. Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.

4. Sepse Gjoni i thoshte: ''Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!''.

5. Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.

6. Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit

7. aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.

8. Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: ''Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 14