Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 13:11-20 Bibla Shqip (ALBB)

11. Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.

12. Sepse atij që ka, do t'i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.

13. Prandaj unë u flas atyre me shëmbëlltyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.

14. Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.

15. Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t'i shëroj.

16. Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.

17. Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t'i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t'i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!

18. Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.

19. Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.

20. Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 13