Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 13:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.

2. Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.

3. Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ''Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.

4. Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.

5. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;

6. por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 13