Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 12:20-30 Bibla Shqip (ALBB)

20. Ai nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, derisa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.

21. Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij''.

22. Atëherë i paraqitën një të demonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.

23. Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thoshin: ''A mos është ky i Biri i Davidit?''.

24. Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve''.

25. Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ''Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.

26. Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanin, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?

27. Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

28. Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.

29. Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t'i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t'ia grabisë shtëpinë.

30. Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 12