Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 12:11-23 Bibla Shqip (ALBB)

11. Dhe ai u tha atyre: ''A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?

12. E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?''.

13. Atëherë ai i tha atij burri: ''Shtrije dorën tënde!''. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.

14. Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.

15. Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,

16. dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thoshin kush ishte ai,

17. me qëllim që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:

18. ''Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t'u shpall drejtësinë popujve.

19. Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t'ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.

20. Ai nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, derisa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.

21. Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij''.

22. Atëherë i paraqitën një të demonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.

23. Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thoshin: ''A mos është ky i Biri i Davidit?''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 12