Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 11:24-30 Bibla Shqip (ALBB)

24. Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti''.

25. Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.

26. Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.

27. Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t'ia zbulojë.

28. Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.

29. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

30. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 11