Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mateu 11:2-12 Bibla Shqip (ALBB)

2. Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t'i thënë:

3. ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''

4. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:

5. Të verbrit po shohin, të çalët po ecin, lebrosët janë pastruar dhe të shurdhrit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

6. Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.

7. Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?

8. Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellë me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.

9. Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.

10. Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".

11. Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.

12. Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 11