Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 15:6-17 Bibla Shqip (ALBB)

6. Dhe në çdo festë ishte zakon t'u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.

7. Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.

8. Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.

9. Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: ''A doni t'ju liroj mbretin e judenjve?''.

10. Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.

11. Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t'u lironte atyre Barabanë.

12. Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: ''Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të judenjve?''.

13. Dhe ata bërtitën përsëri: ''Kryqëzoje!''.

14. Dhe Pilati u tha atyre: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: ''Kryqëzoje!''.

15. Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.

16. Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domethënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.

17. E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 15