Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 15:43-46 Bibla Shqip (ALBB)

43. Jozefi nga Arimateja, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

44. Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

45. Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

46. Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 15