22. Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
23. I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
24. Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t'i binte secilit.
25. Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.
26. Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i judenjve".
27. Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.
28. Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: ''Ai u përfshi ndër keqbërësit''.
29. Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ''Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,
30. shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!''.