Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 13:25-37 Bibla Shqip (ALBB)

25. yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.

26. Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.

27. Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.

28. Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.

29. Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

30. Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.

31. Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.

32. ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.

33. Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.

34. Është sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portierin e urdhëron të rrije zgjuar.

35. Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;

36. që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë.

37. Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!''.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 13