Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 13:21-30 Bibla Shqip (ALBB)

21. Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Është atje", mos e besoni.

22. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.

23. Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë''.

24. ''Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;

25. yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.

26. Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.

27. Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.

28. Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.

29. Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

30. Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 13