Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 11:15-22 Bibla Shqip (ALBB)

15. Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

16. Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.

17. Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''.

18. Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

19. Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.

20. Të nesërmen në mëngjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.

21. Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''.

22. Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11