Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Marku 11:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfagës dhe Betanisë, afër Malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,

2. duke u thënë: ''Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.

3. Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"''.

4. Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.

5. Disa nga të pranishmit u thanë atyre: ''Ç'po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?''.

6. Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.

7. Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.

8. Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.

9. Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thoshin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!

10. E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11