Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 8:47-56 Bibla Shqip (ALBB)

47. Atëherë gruaja, duke parë se nuk u fsheh dot, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.

48. Dhe ai i tha: ''Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!''.

49. Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: ''Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin''.

50. Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: ''Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë''.

51. Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.

52. Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: ''Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle''.

53. Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

54. Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: ''Vajzë, çohu!''.

55. Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t'i jepnin të hante.

56. Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thoshin kurrkujt ç'kishte ndodhur.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 8