3. Joana, gruaja e Kuzas, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.
4. Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë:
5. ''Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën.
6. Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.
7. Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën.
8. Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish''. Si i tha këto gjëra, thirri: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.
9. Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë.
10. Dhe ai tha: ''Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.
11. Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.
12. Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.