Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 7:42-50 Bibla Shqip (ALBB)

42. Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?''.

43. Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ''Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë''. Dhe Jezusi i tha: ''Gjykove drejt''.

44. Pastaj, si u soll nga gruaja, i tha Simonit: ''A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m'i lau këmbët me lot dhe m'i fshiu me flokët e kresë.

45. Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.

46. Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m'i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.

47. Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.

48. Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.

49. Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thoshin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.

50. Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!''.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 7