Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 7:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë të them, çohu!''.

15. Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.

16. Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: ''Midis nesh doli një profet i madh'' dhe: ''Perëndia e vizitoi popullin e vet''.

17. Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.

18. Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.

19. Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t'i thënë: ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''.

20. Këta njerëz, pra, shkuan tek ai dhe i thanë: ''Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"''.

21. Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit.

22. Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: të verbrit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrosët po pastrohen, të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.

23. I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej meje!''.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 7