10. Dhe, kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, shërbëtorin, që kishte qenë i sëmurë, e gjetën të shëruar.
11. Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.
12. Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
13. Posa e pa, Zoti pati dhembshuri për të dhe i tha: ''Mos qaj!''
14. U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë të them, çohu!''.
15. Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.
16. Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: ''Midis nesh doli një profet i madh'' dhe: ''Perëndia e vizitoi popullin e vet''.
17. Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
18. Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.
19. Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t'i thënë: ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''.
20. Këta njerëz, pra, shkuan tek ai dhe i thanë: ''Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"''.