Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 24:1-15 Bibla Shqip (ALBB)

1. Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.

2. Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.

3. Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.

4. Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.

5. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: ''Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?

6. Ai nuk është këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,

7. duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë''.

8. Dhe ato kujtonin fjalët e tij.

9. kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.

10. Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.

11. Por këto fjalë atyre iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

12. Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.

13. Po atë ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

14. Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.

15. Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 24