Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 21:28-38 Bibla Shqip (ALBB)

28. Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.

29. Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Vini re fikun dhe të gjitha pemët.

30. Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;

31. kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.

32. Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.

33. Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.

34. ''Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.

35. Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.

36. Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut''.

37. Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.

38. Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 21