Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 21:25-35 Bibla Shqip (ALBB)

25. ''Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;

26. njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfarë do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.

27. Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.

28. Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.

29. Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Vini re fikun dhe të gjitha pemët.

30. Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;

31. kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.

32. Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.

33. Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.

34. ''Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.

35. Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 21