Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 2:44-52 Bibla Shqip (ALBB)

44. Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;

45. dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.

46. Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.

47. Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarsia e tij dhe nga përgjigjet e tij.

48. Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.

49. Por ai u tha atyre: ''Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?''.

50. Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.

51. Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.

52. Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 2