Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 2:39-48 Bibla Shqip (ALBB)

39. Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.

40. Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.

41. Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.

42. Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.

43. Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndenji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.

44. Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;

45. dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.

46. Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.

47. Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarsia e tij dhe nga përgjigjet e tij.

48. Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 2