Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 19:38-48 Bibla Shqip (ALBB)

38. duke thënë: ''Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta''.

39. Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: ''Mësues, qorto dishepujt e tu!''.

40. Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin''.

41. Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,

42. duke thënë: ''Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.

43. Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.

44. Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s'do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar''.

45. Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,

46. duke u thënë atyre: ''Është shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"''.

47. Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.

48. Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vëmendje të madhe.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19