Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 19:14-25 Bibla Shqip (ALBB)

14. Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".

15. Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t'i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.

16. Atëherë doli i pari dhe tha: "Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera";

17. dhe ai tha: "Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogla, merr sundimin mbi dhjetë qytete".

18. Pastaj erdhi i dyti duke thënë: "Zot, mina jote dha edhe pesë mina";

19. dhe ai i tha edhe këtij: "Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete".

20. Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,

21. sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë".

22. Dhe zoti i tij i tha: "Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;

23. përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".

24. Pastaj u tha të pranishmëve: "Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina".

25. Dhe ata i thanë: "Zot, po ai ka dhjetë mina".

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19